Dashuria nuk ‘vdes’, u divorcuan 18 vite më parë, çifti rimartohet

Një çift i divorcuar 18 vite më parë por rimartohet pasi e kuptuan që kishin bërë gabim.

Çifti i dashuruar i njoftoi planet e reja për martesë familjes së tyre të kënaqur.

“Është e mahnitshme, të gjithë ata janë shumë të lumtur për ne,”-tha Julie Rose.

60-vjeçarja u martua me Bob O'Sullivan në Bristol kur ishte vetëm 17 vjeçe.

Julie  dhe 66-vjeçari u martuan në një kishë në nëntor të viti 1979. Ta u bënë prindër të 3 fëmijëve Lee, i cili vdiq tragjikisht në vitin 2007, vetëm 26 vjeç, pastaj Richard, 34 vjeç, dhe Samantha, 31 vjeç.

Por në vitin 1998 ata kuptuan se martesa e tyre nuk funksiononte për shkak të punës që bënin dhe u divorcuan.

Ata vazhuan jetën e tyre dhe u martuan me persona të tjerë. Por, në janar 2007, Julie dhe Bob u ribashkuan nga një tragjedi familjare.

"Djali im Lee ishte 26 vjeç", kujton Julie. "Ai erdhi të më shohë një ditë dhe më tha se ndihej i sëmurë. ai kishte simptoma të ngjashme me atë të gripit, por ata u përkeqësuan. Tragjikisht ai vdiq nga një mpiksje gjaku në mushkëri. Shkaku i vdekjes së tij nuk është vërtetuar asnjëherë.”

Duke lënë mënjanë dallimet e kaluara, Bob dhe Julie planifikuan funeralin e tij, më 11 janar 2007, së bashku -duke ecur në kishë në Bristol krah për krah.

Në vitin 2017 të dy i dhanë fund martesave të tyre. Të dy beqarë, dy muaj pas ndarjeve, marrëdhëniet midis Bob dhe Julie u përmirësuan.

Pas një udhëtimi që bënë së bashku në Hollandë, në dhomën e hoteli Bob i kërkoi Julie të martohej me të për të dytën herë.

Dhe dasma e tyre është planifikuar në zyrën e regjistrit të Bristol për shtator 2018.


EMISIONET