Këngëtari nga Kosova, Butrint Imeri ka publikuar projektin e ri muzikor “Ma Cherie” që përkthehet Dashuria Ime.

Ai ka vijuar me stilin e tij romantik, por këtë herë duket se i ka dedikuar këngë ish-partneres duke i kujtuar kohët e bukura që kalonin bashkë.

Ndër të tjera, Butrinti e pyet nëse vazhdon ta mbajë unazën që i ka dhuruar, edhe pse është në krahët e dikujt tjetër.

Një këngë ritmike që i përshtatet sezonit veror, ku tekstin dhe muzikën e ka punuar së bashku me BigBang.

Pritet që ky të jetë suksesi i rradhës i Butrintit.

/Ora News.tv/