Dashuri në avion! Papa Françesku realizon ëndrrën e çiftit, i marton në 'ajër'

Dashuria në ajër mund të jetë vetëm një shprehje, por kjo nuk i ndaloi dy stjuardesë që ta bëjnë realitet.

Paula Podest Ruiz dhe Carlos Ciuffardi Elorriga u martuan nga vetë Papa Francesku në një lartësi rreth 10 mijë metra.

Çifti janë martuar në një ceremoni civile para 8 vitesh dhe kishin planifikuar që të bënin një ceremoni fetare në kishë, pranë Santiago. Por planet e tyre morën fund kur kisha u shkatërruar nga një tërmet me magnitudë 8.8 që shkaktoi cunamin, i cili vrau 500 persona.

Kur ata panë Papa Françeskun të enjten, djali i kërkoi që ti bekonte, ndërsa ati i shenjtë i pyeti nëse janë të martuar.

Pasi mori vesh situatën, ai vendosi që të martonte çiftin gjatë udhëtimit. Kështu të dy realizuan ëndrrën e tyre për tu martuar në një ceremoni fetare, e cila rezultoi tepër e veçantë.

 

EMISIONET