"Irani komplot për sulm terrorist në Shqipëri", DASH zbardh telefonatën Pompeo-Bushati

Departamenti Amerikan i Shtetit ka zbardhur telefonatën që Sekretari i Shtetit Pompeo i ka bërë Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Në deklaratë thuhet se "Sekretari i Shtetit, Michael R. Pompeo, i tha Ministrit të Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati të përgëzonte qeverinë shqiptare për dëbimin e dy zyrtarëve iranianë, duke përfshirë ambasadorin iranian në Shqipëri, në përgjigje të një komploti të sponsorizuar nga Irani për të kryer një sulm terrorist në Shqipëri. Pas arrestimeve të kohëve të fundit që shkatërruan komplotet e mbështetura nga Irani në Danimarkë dhe Francë, veprimet e Shqipërisë dërgojnë një mesazh të qartë se terrorizmi iranian është i papranueshëm në tokën evropiane".

Sekretari Pompeo përgëzoi Ministrin e Jashtëm Bushati për konfirmimin e Shqipërisë si kryesues i OSBE në 2020.

"Ne presim të punojmë me Shqipërinë në OSBE për të mbrojtur vlerat perëndimore", thuhet në deklaratën e DASH.

EMISIONET