Dario Cologna në histori, zviceriani bën "tripletë" në kros-country

Dario Cologna në histori, zviceriani bën  "tripletë"

Dario Cologna shkruan historinë.

Në "PyeongChang" skiatori zvicerian është fituesi i garës së kros-country, 15 kilometra e gjatë, duke e përshkruar këtë distancë për kohën 33 minuta e 50 sekonda.

Por fitorja e sotme e bën Cologna skiatorin e parë në histori të Lojërave Olimpike që fiton tri herë radhazi garën.

‘Super Dario’ arriti këtë sukses pas fitores në garën e sotme, që kësaj radhe u zhvillua në stil të lirë.

E bronzta i takoi Atletit Olimpik nga Rusia, Denis Spitsov, i cili ishte për 23 sekonda më i ngadaltë se Cologna.

Garat në kros-country vazhdojnë nesër me stafetën e femrave 4x5km.

EMISIONET