Dalipi: Na penalizuan mungesat, kartoni i kuq edhe mund të mos akordohej

Dalipi: Na penalizuan mungesat, kartoni i kuq edhe mund të mos akordohej

Pas drejtorit sportiv, Olsi Rama, para mikrofonit të "SuperSport" ka folur dhe trajneri i Partizanit Klevis Dalipi, që ka ndeshja u vendos nga kartoni i kuq i Culum dhe mungesat.

"Ata bënë sot paraqitjen e tyre më të mirë, por mungesa e Bathës dhe Trashit në një ndeshje kaq decizive si kjo, ndihej. Deri në momentin e kartonit të dytë të verdhë të Kulum, ne ishim shumë pranë golit të dytë. Kam dyshime edhe për kartonin e dytë të Kulum, pasi një arbitër me eksperiencë duhet të jetë më i kujdesshëm, pasi në ato momente ai prish garën. Aty nuk ka fare dyshime, që Kulum nuk ka arsye për t’i bërë keq kundërshtarit. Të paktën, duhet ta paralajmëronte.

"Ne kemi mungesa. Progni, dëmtimi i Telushit, Batha dhe Trashi papritur. Edhe i kuqi i Kulum. Nuk e di çfarë të presim më. Nuk mund të bëjmë dot eksperimente çdo javë. Asnjë trajner, nuk do që të bëjë ndryshime çdo javë. Na pret një transfertë e vështirë në Korçë. Me këto padrejtësi që na bëhen, po na dënojnë çdo javë. Ne stërvitemi çdo ditë, presidenti paguan, ambiciet e Partizanit dihen.

"Rasti i Bathës dhe i Trashit, do ishte më mirë që të ndëëshkoheshin me të kuq gjatë ndeshjes. Ata u dënuan papritur, nga pamjet filmike. A bëhet për të gjitha skuadrat ky veprim?

"Ajo që ka ikur, ka kaluar, për rastin e Iulianos. Në pushimin e të parës, stafi ishte i kujdesshëm me lojtarët. I porositëm që të mos bëhen protagonistë për keq, nëse ndodh diçka brenda fushës. Nuk është në edukatën e Partizanit, që lojtarët të kenë të tilla sjellje. Kartoni i dytë i verdhë prishi të gjithë garën, që solli edhe këtë amulli në lojë. Fajtorët shihen në fund të kampionatit.

"Jua kam thënë, marrëdhënia ime me Starovën është e mrekullueshme. Unë vazhdoj si zëvendësi i tij. Nuk ka asnjë lloj krisje, atë që mediat kanë thënë, jua siguroj që nuk ka ndodhur.

"E kishim marrë masat. Gojkoviç e kishim lënë 1v1 kundra Gurit. Është aftësia shumë e lartë e sulmuesit, që ia mori kohën mbrojtësit tonë. Është merita e tij që shënoi."- tha Dalipi.

EMISIONET