Këtë mesjavë luhen ndeshjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë, dhe një nga duelet më interesante është Partizani-Flamurtari. Në Vlorë ishin vendasit që fituan minimalisht 1 me 0 ndaj të kuqve, dhe vijnë më të favorizuar në këtë takim. Por për teknikun e demave, Klevis Dalipi skuadra ka punuar gjatë kësaj jave për të arritur një fitore ndaj Flamurtarit dhe ndaj arbitrave, që i akuzon se bëjnë gabime humane

"Realisht jemi të mirëpërgatitur por ajo që duhej të thoja përpara se të nisja vështirësitë e takimit. Nuk duhet të bëj këtu thirrje për ndihmë apo kërkesë për ndihmë por thjeshtë dua të them arbitrat të jenë më të kujdesshëm në këto gabimet "humane" që kanë bërë gjatë këtyre javëve.

"Këto gabimet e vogla "humane" bëjnë diferencën përsa i përket takimit, kështu që shpresoj të mos përsëriten dhe arbitrat të jenë pak më të kujdesshëm gjatë mbarëvajtjes së ndeshjes. Sigurisht në një ndeshje të tillë vështirësitë shtohen duke marrë parasysh se dhe terreni pritet të jetë i rënduar sepse shirat nuk po na lejojnë të bëjmë një futboll më të mirë.

"Gjithsesi ne do të jemi të kujdesshëm gjatë 90 minutave, duke dhënë çdo lojtar maksimumin dhe shpresojmë që të shënojmë një gol, sa më shpejt të jetë e mundur.

"Kualifikimi i mundshëm në kupë do na jepte avantazhin për ecurinë e skuadrës. Matematikisht nuk ka mbaruar por është larg titulli kampion dhe ne do të synojmë kupën. Edgar Çani do të kthehet në skuadër kur të jetë gati dhe të kaloj fizikisht të gjitha testet dhe ngarkesat e larta me skuadrën."-
deklaroi Dalipi.





/Ora News.tv/