Dalin pamjet e ekzekutimit të biznesmenit grek për 5 sekonda!

Dalin pamjet e ekzekutimit të biznesmenit grek për 5 sekonda!

Mediat greke kanë publikuar momentin e vrasjes së biznesmenit 46 vjeçar, Yannis Makris në Voula, i cili u ekzekutua në momentin kur po hipte në makinë.

Ngjarja ndodhi të mërkurën e kaluar kur 46 vjeçari doli nga shtëpia dhe po përpiqej të hipte në makinën e tij.

Sapo është ulur në vendin e shoferit, vrasësi iu afrua në anën e dritares së pasagjerit dhe e qëlloi atë me disa plumba.

Vrasësi kishte mbuluar fytyrën me një kapuç të zi ndërsa kishte veshur një xhaketë sportive.

Autori i krimit ka përdorur një pistoletë me silenciator në mënyrë që vrasja e 46 vjeçarit të mos kuptohej menjëherë nga banorët përreth.

Skena e vrasjes zgjati vetëm 5 sekonda, shkruan "Kathimerini", sipas të cilës Makris, reagoi duke zbritur nga makina në përpjekje për t'iu larguar vrasësit, i cili e qëllon sërish.

Biznesmeni nuk bëri më shumë se 3-4 hapa përpara se të përfundonte në trotuar dhe të humbiste jetën.

Gazeta shkruan se për arsye etike, nuk publikon imazhet e momentit kur biznesmeni i gjakosur del nga makina.

/S.Ll/


EMISIONET