Dalin nga diskoja dhe kapen me kokainë, arrestohen të rinjtë shqiptarë

Dalin nga diskoja dhe kapen me kokainë, arrestohen të rinjtë

Dy shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, sapo kanë dalë nga ambjentet e një diskoje, pasi iu sekuestruan disa doza kokainë.

Mediat fqinje bëjnë me dije se shqiptarëve të moshave 25 dhe 27-vjeçare iu gjetën dhe sekuestruan 5 qese transparente të mbyllura me nxehtësi, që përmbanin kokainë me peshë rreth 5 gram, si dhe 230 euro në para të gatshme, të ardhura të supozuara nga aktiviteti i drogës.  

Pas këtij moment policia ushtroi një kontroll në shtëpinë e shqiptarëve, ku u gjetën edhe 20 gram kokainë të ndarë në dy qese plastike të mbyllura me nxehtësi.

Policia konfirmon se shqiptarët kanë pranuar përgjegjësinë për trafikimin e drogës dhe më pas iu vunë prangat.

EMISIONET