Dalin në shitje biletat për sfidën Kukësi-Torpedo, drejtuesit thirrje tifozëve

Pas humbjes së thellë në transfertë me shifrat 5-2, skuadra e Kukësit do të luajë takimin e kthimit përballë Torpedo Kuitasi.

Një 90 minutësh që do të përcaktojë fatet e verilindorëve në Kupat e Evropës, ndërkohë që nga vetë rëndësia e kësaj përballje kryesia e klubit shpreson në një numër të shumtë të tifozëve. Përballja është programuar të zhvillohet në "Elbasan Arena". Ndërkohë në sportele të ndryshme kanë dal në shitje edhe biletat për sfidën e 16 gushtit.

Njoftimi i klubit të Kukësit:

FK Kukësi njofton të gjithë tifozët që duan të ndjekin ndeshjen e turit të tretë eliminator të Europa League ndaj Torpedo Kutaisi se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” të qytetit të Elbasanit më 16 gusht, ora 19:00.
- Biletat gjenden çdo ditë në Tiranë, në sportelin pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, nga ora 10:00, deri 17:00. - Pika në Kamëz në rrugën “Skënderbeu” ku shiten gazetat, çdo ditë nga ora 07: 00, deri në 22:00. - Pika në Kukës është rruga e Xhamisë përballë market “Germizi”, nga ora 10:00, deri 23:00. - Pika në Elbasan tek biletaria e stadiumit “Elbasan Arena” çdo ditë nga ora 10:00 deri në 22:00.
Çmimet e biletave: - Në tribunën VIP kushton 3000 lekë të reja - Tribuna A dhe B kushton 1500 lekë të reja - Tribuna D, E dhe F 500 lekë të reja - Tribuna G1 dhe G2 300 lekë të reja -Tribuna C1, C2 dhe C3 kushton 300 lekë të reja - Tribuna G3 është e miqve.


 

EMISIONET