Duke filluar nga dita e sotme, Banka Qendrore Europiane ka nxjerrë kartëmonedhat e reja 100 dhe 200 euro.

Dy kartëmonedhat e reja janë me zbukurimin e hyjnisë së mitologjisë helene dhe me tipare të reja të dizajnuara për të përmirësuar sigurinë dhe rezistencën.

Kartëmonedhat e reja raportohet se do jenë më të vështira për tu falsifikuar dhe janë më të vogla se versionet e tanishme.

Banka Qendrore Europiane gjithashtu nuk do të prodhojë më kartëmonedhat 500 euro, me arsyetimin se përdoren nga bota kriminale për transport dhe pastrim parash.

/Ora News.tv/