Daja: Terreni na e nxori jashtë loje taktikën tonë

Daja: Terreni na e nxori jashtë loje taktikën tonë

Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja analizoi humbjen me Kastriotin. Sipas tij, terreni ishte mjaft i rënduar dhe skuadra vlonjate e kishte të vështirë për tu përshtatur.

“E vërtetë është që pas një fitoreje me Partizanin e vendit të parë, mundemi me Kastriotin e vendit të fundit. Nuk u përshtatëm me terrenin. Ndryshuam manovër në pas dhe nuk na doli si duhet. Pjesën e dytë lojtarët treguan njëfarë karakterit për t’u përshtatur me lojën. Nuk mund të ndryshosh për një javë dhe të luash me top të gjatë. Duhet të kujdeseshim për topin e dytë. Pjesa e dytë pati shumë ndërprerje dhe në fund humbim pikët. Këto fusha nuk kanë nevojë për teknikë dhe taktikë, por për dyluftime. Këtë e bëmë në pjesën e dytë”.-tha Daja.

EMISIONET