Skënderbeu i mori një barazim 1-1 në limitet e kohës së rregullt Teutës, duke i hequr dy pikë të rëndësishme nga duart durrësakëve. Menjëherë pas sfidës, trajneri i korçarëve, Ilir Daja foli për mikrofonin e “Supersport”.

"Në pjesën e parën nuk kemi treguar ritmin tonë dhe u futëm në fushë duke parë edhe rezultatet e tjera, por ajo që më pëlqen te ekipi është që reagon dhe beson deri në fund. Nëse do të ishte ndonjë rezultat tjetër do paragjykoheshim. Një rezultat humbës do na bënte të ndodheshim para akuzave.

"Po, sepse nuk duhet ta fillojmë lojën në atë mënyrë, u kemi lënë shumë hapësirë kundërshtarëve. Edhe mungesa e Muzakës bëri që të kishim problem dhe nuk arritëm të dilnim në lojën tonë.

"Me atë çështje merret zyra që klubi ka marrë për të bërë atë punë. Ne jemi të fokusuar te pjesa sportive, sepse çdo ndeshje na kërkohet që të jemi në më të mirën tonë dhe të fitojmë Kampionatin dhe pse jo dhe Kupën. Me ato gjëra merren të tjerë, dhe presim që të merret një vendim në favorin tonë.

"Normal që ai përbën problem, Jashanica nuk ka faj. Nuk kemi asnjë informacion mbi këtë çështje.

"Unë jam i kënaqur me pikën e marrë sot. Në aspektin sportiv nuk jam i kënaqur me ekipin sepse nuk është Skënderbeu që unë drejtoj ai.

"Skënderbeu përveç marrjes së trofeut ka detyre edhe promovimin e te rinjve. Një lojtar i ri duhet që të fitojë formacionin këtu, më pas të bëjë diferencën dhe të kemi mundësi që ta promovojmë për jashtë. Lojtarët e rinj që pretendojnë të dalin jashtë duhet që të punojnë për ta fituar nja fanellë titullari."- deklaroj Daja.

/Ora News.tv/