Daja: Nuk jemi gati për titull, në fund u ndje dhe lodhja

Daja: Nuk jemi gati për titull, në fund u ndje dhe lodhja

Flamurtarit i mjaftoi një gol i Busic për të marrë 3 pikët, por pavarësisht kësaj Ilir Daja është shprehur i pakënaqur për lojën e treguar në fushën e lojës.

7 pikë në 3 ndeshje, mund të themi se është një fillim i mbarë?

Kemi luajtur me skuadra që i kanë nisur përgatitjet më tepër se një muaj para nesh, pasi si Kukësi, ashtu edhe Luftëtari, kanë luajtur në Kupat e Europës. Me kalimin e kohës, do të përmirësohemi edhe më shumë, pasi presim që të arrijmë formën më të mirë dhe të përfshijmë lojtarët e rinj në formacion.

A mund të përmendet fjala titull?

Është ende herët, pasi kemi luajtur vetëm 3 ndeshjet e para dhe ka edhe 33 të tjera, Ne duhet t’i marrim ndeshjet me radhë dhe të synojmë të riparojmë defektet që na dalin, për të parë pastaj se deri ku mund të shkojmë.

Sa ndikoi motivimi në interpretimin e lojës?

Kemi ende probleme dhe punë për të bërë, por presim akoma që të përfshijmë në skuadër lojtarë si Torrasa, Danilo Alves, etj. Me kalimin e kohës presim të rritemi edhe më shumë, por në këto momente duhet të kënaqemi me pikët.

Si e shpjegoni rënien fizike në pjesën e dytë?

Nuk ramë fizikisht, por patëm një disekuilibrim taktik, që na bëri të shpenzonim energji të kota dhe të ndjehej në minutat e fundit ajo lodhja. Gjithsesi për çështje të ekuilibrit taktik, e marr unë përgjegjësinë, pasi jam unë trajneri dhe duhet të rreshtoj mirë skuadrën."-deklaroi Daja për mikrofonin e "SuperSport". 



EMISIONET