Daja: Ekipi reagoi pas ndeshjes së kampionatit, sulmi ishte shumë agresiv

Daja: Ekipi reagoi pas ndeshjes së kampionatit, sulmi ishte shumë

Fitorja në ndeshjen e vajtjes, duket se ka gëzuar teknikut e Skënderbeut, Ilir Daja. Pas përfundimit të takimit 51 vjeçari u ndal për mikrofonin e "Supersport" ku u  shpreh:

"Sot treguam një tjetër ritëm. Ekipi reagoi pas ndeshjes së kampionatit. Treguam që humbja me Luftëtarin ishte thjesht pasojë e ngarkesës së madhe në Turqi. Sot kemi bërë një hap drejt kualifikimit.

"Trofeu ynë kryesor është kampionati. Nëse gjërat do ecin mirë, siç na kanë ecur në pjesën e parë, do luftojmë edhe për Kupë, që është objektivi i dytë i klubit.

"Sot kishte përmirësim, nga ndeshja me Luftëtarin. Treshja e sulmit, e mbështetur dhe nga Lilaj dhe Nimaga, ishin më agresiv në presing. Teuta sot sulmonte me shumë forca, dhe më pas na linte më të lirë zonat e mesit të fushës. Është e drejtë kjo, që duhet të bllokojmë më shumë, që mbrojtja të ketë sa më pak punë.

"Sot, pashë një ritëm tjetër, dhe një skuadër më agresive. Nuk jemi akoma në 100% tonë. Pas fazës përgatitore, lojtarëve u duhet pak kohë që të rimarrin veten. Kryesore ishte që sot ekipi reagoi."- përfundoi Ilir Daja.  

EMISIONET