Këngëtarja Dafina Zeqiri ka vendosur që këtë sezon veror të rikthehet në skenat shqiptare për të kënaqur publikun. Pas suksesit të saj me "Fuego" ku kishte përshtatje të gjuhës angleze, shqipe dhe pak spanjolle, ajo po punon për hite të reja muzikore.

Një ndër to është dueti me reperin Lumi B, të cilin po e pret me padurim që të prezantohet tek publiku. Në një intervistë për Prive, Dafina zbuloi se nuk do i mungojë më tregut shqiptar, ndonëse do vazhdojë jetën në Amerikë.

"Bashkëpunëtor është sërish Big Bang. Tekstin e ka shkruajtur Lumi B. Vijën melodike të pjesës sime e kam bërë vetë dhe është një ndër bashkëpunimet më të mira që kam punuar deri tani kështu që mezi po pres të dalë. Nuk e di kur do të dalë se është kënga e Lumit dhe unë jam mysafire. Unë e kisha nxjerrë nesër por jemi akoma duke menduar për videoklip dhe mezi po pres të dalë sepse është Fuego nr. 2. Kam dhe disa projekte të tjera që do ti sjellë gjatë sezonit të verës. Pas verës do kem edhe shqip, edhe anglisht. Pa marrë parasysh se cfarë bëj në Amerikë, nuk do kem më pauza në muzikën shqip", tha Dafina Zeqiri.

/Ora News.tv/