Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka zhvilluar një takim me Sekretarin amerikan të shtetit Rex Tillerson.

Shefi i diplomacisë serbe ka bërë të ditur se mes temave që janë diskutuar ka qenë edhe çështja për zgjidhjen e problemeve me Kosovën.

“Para se të gjithash ne po mendojmë një përpjekje për të zgjidhur përgjithmonë problemet Kosovë-Serbi, dhe mendoj se ai i dëgjio me kujdes argumentet tona”, ka thanë Dacic mbas takimit, raporton lajmi.net

Më tej  ai ka bërë të ditur se temë kryesore ka qenë edhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Amerikës dhe Serbisë.

“Takimi u përqëndrue në të ardhmen dhe raportet tona dypalëshe”, ka thanë Dacic.

/Ora News.tv/