Daçiç: Askush nuk ofron që Kosova të mbetet brenda kufijve të Serbisë

Daçiç: Askush nuk ofron që Kosova të mbetet brenda

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se Serbisë i është ofruar mundësia historike që të fitojë diçka për popullin dhe qytetarët e saj në Kosovë.

“Bëhet fjalë për atë nëse dëshirojmë të fitojmë diçka apo t’i humbim gjithçka”, ka deklaruar Daçiç për RTS, duke shtuar se një mundësi e tillë edhe mund të refuzohet, por që "ne nuk duhet të bëhemi të pakuptimtë, sepse askush nuk ofron që Kosova të mbetet në kufirin e Serbisë ".

Ai u shpreh i bindur se përmes dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit do të vijë një zgjidhje.

Ndërkaq i pyetur nga gazetarët nëse ai ishte në dijeni se çfarë kanë deklaruar presidenti amerikan Donald Trump dhe kancelarja gjermane Angela Merkel duke iu referuar Ballkanit Perëndimor, Daçiç është shprehur se rrallë ndodh që të diskutohet për Ballkanin Perëndimor e të mos përmendet Kosova.

“Është një temë për të cilën vazhdimisht diskutohet dhe është dëshmia më e mirë se sa kemi arritur ta ndryshojmë pozicionin e betonuar të vendeve perëndimore, pasi për këtë temë nuk është diskutuar në të kaluarën për shkak se vendet perëndimore e konsideronin si çështje të kryer”, ka shtuar Daçiç.

EMISIONET