'Çudit' ikona e modës, në mes të pistës me syze dhe taka

Stilistja Victoria Beckham njihet për stilin e saj të vecantë dhe për koleksionet e të brendshmeve.

Këtë herë, Beckham ka konfirmuar bashkëpunimin me firmën Reebok nëpërmjet një fotografie në Instagram.

Ajo i cuditi të gjithë kur u shfaq në një pistë vrapimi me syzë, me një fustan të gjatë dhe me taka.

43-vjecarja nuk po stërvitej në të vërtetë, por po imitonte manekinin pranë duke treguar se shumë shpejt do sjellë koleksionin e ri Beckham-Reebok. 

Ikona e modës, së bashku me bashkëshortin David Beckham janë ndër ciftet më të suksesshme pasi ish-futbollisti ka vetëm pak ditë që ka festuar 20-vjetorin e bashkëpunimin me markën sportive, Adidas.

/oranews.tv/

EMISIONET