Çudit futbollisti i Tottenham: S’e kuptova që u kualifikuam

Çudit futbollisti i Tottenham: S’e kuptova që u kualifikuam

Emocionuese! Kështu mund të cilësohet kalimi në gjysëmfinalen e Champions League të Tottenham Hotspur, e cila kaloi në fazën e nxehtë pas një takimi dramatik. "Gjelat" u mposhtën 4-3 nga Manchester City në takimin e dytë, por fitorja 1-0 në ndeshjen e parë i dha biletën për në raundin pasardhës të kompeticionit më të rëndësishmë për klube në Europë.

Ajo që e bëri më dramatike këtë kualifikim ishin minutat e fundit shtesë, me Stërling që realizoi për 5-3, por goli u anulua për një pozicion jashtë loje. Një gjë e tillë nuk dihej nga mesfushori i Tottenham, Mousa Sissoko, i cili shkoi në dhomat e zhveshjeve pas ekzekutimit të Stërling. Gjithsesi, duhej ndërhyrja e një prej stafit të Tottenham për të rikthyer festën në fytyrën e mesfushorit.

Isha në stol kur pashë golin dhe kur rezultati u bë 5-3. Isha shumë i mërzitur dhe shkova drejt e në dhomat e zhveshjes. Isha i vetëm. Askush nuk më shoqëroi. Asnjë ekran televiziv nuk e shfaqte ndeshjen. Në kokën time ishim eliminuar. Pastaj erdhi njëri prej anëtarëve të stafit dhe më tha: ‘E pabesueshme, ia dolëm! Unë ia ktheva: ‘Si e bëmë?’ në atë moment, ai më tregoi se goli ishte anuluar”, tha Sissoko për "L’Equipe".

Në fazën gjysëmfinale, Tottenham do të ndeshet me Ajaxin, pengesa e fundit drejt finales së Madridit.

EMISIONET