Portieri i Arsenalit, Petr Cech, është bërë "frymzim" për Christian Eriksen në momentin kur danezi ishte përballë goditjes së dënimit që solli golin për 2 me 2. 

“E pata një goditje të tillë në fundjavë kundër Cech, nuk e zgjodha anën e portierit dhe ai e lexoi. Fatmirësisht këtë herë, shkoi ndryshe”

“Mirëpo, pata një ndjenjë dhe e pash murin duke lëvizur, dhe mu duk se e pashë duke bërë një hap edhe Buffonin, dhe fatmirësisht ndërrova mendje dhe vendosa për këndin tjetër dhe topi përfundoi në rrjetë”,-ka shpjeguar Eriksen rreth momentit të gjuajtjes së lirë.

Vendimi i mesfushorit për ta goditur gjuajtjen e lirë në anën e portierit ishte ndikuar nga një intervenim i mëparshëm i Cech në derbin e Londrës, kur danezi kishte goditur në anën më të largët të portës.

Kjo ishte arsyeja pse 26-vjeçari këtë herë, nga pozita thuajse e njëjtë, vendosi të godiste në anën më të afërt të portierit dhe topi përfundoi në rrjetë.

/Ora News.tv/