"Çudit" De Jong, sponsorizon kalimin e mesfushorit te Reali i Madridit

"Çudit" De Jong, sponsorizon kalimin e mesfushorit te Reali i

Pas një sezoni për kornizë me Ajaxin, mesfushori, Donny van de Beek mund të jetë futbollisti më i ri i Realit të Madridit.

Një gjë e tillë pohohet edhe nga "ESPN", me 22 vjeçarin që besohet se ka gjetur akordin me "Los Blancos" dhe në ditët e ardhshme pritet zyrtarizimi. Transferimin e tij te "Santiago Bernabeu" e "sponsorizon" edhe ish-shoku i skuadrës te Ajax, Frenkie de Jong.

"Unë do të preferoja që ai të qëndronte te Ajax pasi nuk do ta kisha si kundërshtarë dhe përveç kësaj, Ajax do të mbetej i fortë. Por nëse firmos me Realin e Madridit, unë do të isha vërtet i lumtur për të. Mendoj se ai e meriton atë. "-tha mesfushori i Barcelonës.

Për Van de Beek kishte shfaqur interes edhe Tottenham Hotspur dhe Manchester United, por me merkaton e mbyllur në Angli, Reali i Madridit e ka totalisht rrugën e lirë për të shkuar te firma me talentin holandez.

EMISIONET