Çudia, katër ushtarë shqiptarë dezertojnë në Londër ku po trajnoheshin

Çudia, katër ushtarë shqiptarë dezertojnë në

Ndërsa qytetarët shqiptarë sfidojnë veten me çdo mënyrë për të prekur “tokën e premtuar” Anglinë, katër ushtarakë të Forcave të Armatosura Shqiptare kanë zgjedhur një tjetër mënyrë.

Ushtarët janë arratisur nga trajnimi ushtarak në një bazë në Angli. Prokuroria e Tiranës të nisë hetimet për akuzën e “Mosparaqitjes në repart”.

Hetimet kanë nisur nga seksioni ushtarak në prokurorinë e kryeqytetit pas një kallzim të depozituar nga Policia Ushtarake, që është në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ende nuk dihen emrat e katër ushtarakë që kanë dezertuar nga baza ushtarake, ku kishin shkuar për tu trajnuar.

Prokuroria thotë se nga fillimi i tetorit deri në mesin e nëntorit 2017 janë depozituar nga policia ushtarake 16 kallëzime penale kundër efektivë të ushtrisë që kanë vendosur të thyejnë betimin dhe mos paraqiten në repart.

Lidhur me këtë rast ka reaguar dhe Ministria e cila deklaron se 4 ushtarët që kanë qenë duke kryer detyrën e tyre jashtë vendit, nuk janë kthyer në Shqipëri pas përfundimit të saj.

Ndaj tyre është depozituar kallëzimi penal për dezertim, ndërsa prej disa javësh, çështja është në hetim.

Lidhur me lajmin e publikuar në media pasditen e sotme, zyra e shtypit në Ministrinë e Mbrojtjes bën me dije se: 4 efektivë ushtarake, që kanë qenë duke kryer detyrën e tyre jashtë vendit, nuk janë kthyer në Shqipëri pas përfundimit të saj.

Sipas “Kodit Penal Ushtarak”, ndaj 4 efektivëve, pranë Prokurorisë së Rrethit, Tiranë është depozituar kallëzim penal “Për dezertim”. Prej disa javësh, çështja është në hetim nga ana e autoriteteve përkatese

EMISIONET