Çuçi: Sa te plotësohen vendet bosh në Parlament miratojmë reformën zgjedhore

Çuçi: Sa te plotësohen vendet bosh në Parlament

Si bashkëkryetar i komisionit për reformën zgjedhore, Blendi Çuçi i ftuar në "Tempora" në Ora News, tha se kjo reformë është dërguar në Parlament dhe do të futet në diskutim sapo të plotësohen vendet vakante.

Pjesë nga biseda: 

Çuçi: Reforma zgjedhore është gati, është në Parlament. E kemi dorëzuar dhe shkruar me dy ekspertë të shkëlqyer shqiptarë që mund të jenë dy më të mirët që janë Ilir Rusmajli dhe Viktor Gumi, të dy ish-ministra dhe ish-deputetë të PD-së të zgjedhur me konsensus me zt. Bylykbashi. Është në Parlament. Të shohim si do shkojë gjithë pjesa e zëvendësimeve nga dorëheqja e disa deputetëve dhe me t'u krijuar kuorumi i nevojshëm do ta fusim në diskutim këtë dokument kaq të rëndësishëm, me ata që do të zëvendësojnë vendet e mbetura bosh. Ky është një qëndrim që ne e kemi shumë të qartë sepse kemi disa detyrime ndaj BE-së, Këshillit të Evropës dhe OSBE-së.


EMISIONET