Deputeti i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi i ftuar në "Tonight Ilva Tare" në Ora News, shprehet se hapja e negociatave është lajm i jashtëzakonshëm për Shqipërinë dhe shpërblim për qeverinë

Çuçi: Lajmi që shqiptarët do të marrin nesër për të çelur negociatat me BE është një lajm i jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Shpërblimi nuk është për reformat, është për qeverinë në këtë rast, e cila në katër vite ka arritur të bindë BE-në që Shqipëria është një vend që është në mes të Evropës dhe është pjesë e BE-së. Problemet janë të jashtëzakonshme. Nuk mund të bëhemi Francë. E rëndësishme është që hapat t'i hedhim të sigurt. A është i sigurt? Them që po. Rekomandimi është pa kushte.


/Ora News.tv/