Gjumi është një ndër faktorët më të rëndësishëm për organizmin dhe mënyrën se si vijon aktiviteti i ditës.

Persona që flenë më pak se 8 orë në ditë mund të përballen me situata stresuese dhe mund të shohin veten në gjendje depresive.

Të gjithë ata që kanë probleme me pagjumësimë, kanë mendime shumë negative krahasuar me të tjerët.

Sipas studimeve të fundit, të publikuara në gazetën 'Terapi të sjelljes' është zbuluar se njerëzit që flenë pak janë të prirut të kenë mendime që i shkaktojnë ankth dhe stres.

Ekspertët po mundohen të tregojnë se koha e gjumit arrin të ndikojë në crregullimet psikologjike, prandaj është i domosdoshëm gjumi i rehatshëm dhe i plotë.

/Ora News.tv/