Crotone "asist" Interit, ndal në barazim Lazio-n

Crotone "asist" Interit, ndal në barazim Lazio-n

Gjithçka zyrtare. Sfida e javës së ardhshme mes Lazio-s dhe Interit do të ngjaj me një ndeshje "play-offi" të Champions League.

Bardhekaltërit janë ndalur në barazim 2-2 në transfertën e Crotones, duke e dërguar në +3 distancën me zikaltërit, dhe duke shtyrë për të dielën e ardhshme sigurimin e biletës evropiane.

Në "Ezio Scida" ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Luliç që shndërroi në gol një penallti. Reagimi i vendasve erdhi që në fraksionin e parë me Simy, që vendosi baraspeshën, ndërkohë Ceccherini përmbysi gjithçka.

Ashtu siç pritej, disavantazhi nuk i pëlqej aspak romanëve që u hodhën në sulm për të gjetur golin dhe për të shmangur një disfatë të mundshme. Ishte mesfushori serb, Sergei Milinkovic-Savic që shfrytëzoi mjaft mirë një top të ulur në zonë nga De vrij dhe me të djathtën nuk mund të gabonte.

Në takimet tjera Chievo siguroi mbijetesën të paktën edhe për një sezon, pasi mposhti 2 me 1 Bolognën, objektiv që momentalisht e arriti dhe Cagliari që befasoi Fiorentinën duke fituar me rezultatin minimal 0-1. Fitore arriti dhe Torino, që mposhti  me rezultatin 2-1 SPAL-in.

Java e fundit do të jetë decizive për zonën e mbijetesës me 5 skuadra me Udinese, Cagliari, SPAL dhe Chievo që rrëzikojnë vendin e vetëm që të dërgon një kategori më poshtë. Ndërkohë sa i përket Evropës, Juventus, Roma dhe Napoli e kanë siguruar një biletë për në Champions League vitin e ardhshëm, ndërkohë mbetet të vendoset se cila nga Lazio dhe Inter do i ndjek nga pas.



EMISIONET