Ai kurrë nuk ka patur frikë të  tregoj fizikun e tonifikuar.

Dhe Cristiano Ronaldo ka 'ndezur' fansat e tij me anë të fotove për linjën e të brendshmeve CR7, në pronësi të tij, duke treguar foto sexy, ku futbollisti shfaqet i shtrirë mbi disa topa të vegjël, i veshur vetëm me të brendshme.

 33-vjeçari, futbollist i Juventusit ka preferuar të pozojë në këtë mënyrë, pasi, siç ka pranuar ylli i sportit, donte të tregonte anën e ndritshme dhe zbavitëse të tij.

Në foto, Ronaldo mund të shihet që pozon me krahët ngritur sipër kokës, duke treguar çdo muskul dhe fibër të trupit të tij të admirueshëm.

Duke folur për fushatën e tij publicitare ai tha: "Ky ishte një dër setet fotografike më zbavitëse që kam bërë ndonjëherë. Unë jam shumë fëmijë në zemër dhe nuk ndodh përditë që të hidhesh mbi topa të vegjël e të butë."

'Të brendshmet 'CR7' ju bëjnë të dukeni dhe të ndiheni bukur, ndaj doja që kjo fushatë publicitare ta tregonte një gjë të tillë!'

Për fushatën, Ronaldo shpjegoi se donte të krijonte një përzierje midis printimeve në mbathje dhe nuk ka frikë të rrezikojë me look-un.

'Ndonjëherë më pëlqen të ndërmarr rreziqe me rrobat dhe të mbaj CR7-t e mi klasikë, ndonjëherë tjetër më pëlqejnë me dizenjo, ngjyra, të cilat ta 'ndriçojnë' pak gjendjen shpirtërore!'

Ronaldo asnjëherë nuk ka patur turp për të treguar format e tij të mrekullueshme dhe ka qëndruar gjithnjë në formë të mirë falë karierës së tij sportive.

Fansat e tij u surprizuan këtë verë me lëvizjen që bëri për tek skuadra e Juventusit. Ata u shkatërruan emocionalisht kur mësuan se ylli i tyre i futbollit po ikte, pasi çoi skuadrën e zemrës në fitoren e katër Champions League dhe dy kupa të 'La Liga'.

Që kur ka vajtur në Itali, sulmuesi ka marrë me vete shefin e kuzhinës, nutricionistin dhe fizioterapistin.

Sezonin e kaluar Ronaldo nuk arriti të shënojë në tre ndeshjet e para të La Ligas për Real Madridin dhe ylli nuk e rizbuloi dot golin kërkuar ndërsa ishte në detyrë ndërkombëtare me Portugalinë, të cilën e udhëhoqi kundër Kroacisë në një miqësore përpara se të mundte Italinë në UEFA.


/Ora News.tv/