Cristiano Ronaldo do të pensionohet tek Juventusi. Lajmi është pohuar nga vetë agjenti i portugezit, Jorge Mendes që në një intervistë për "Sportitalia".

"Unë jam shumë i lumtur për Cristianon. Juventusi do të jetë klubi i tij i fundit dhe unë jam i lumtur që ai mori këtë vendim. Me këtë ekip ai do të mbyllë karrierën e tij të mrekullueshme.

"Falënderoj presidentin Andrea Agnelli në veçanti për vendosmërinë e tij dhe gatishmërinë e tij për të negociuar me Realin e Madridit, dhe gjithashtu falënderoj menaxheri n e përgjithshëm Beppe Marotta për profesionalizmin e tij".-deklaroi Mendes.

Pesë herë fituesi i "Topit të Artë" u transferua tek Juventusi për një shumë prej 100 milionë eurosh nga Real Madridi, ndërsa portugezi nënshkroi një kontratë katërvjeçare.

/Ora News.tv/