Coutinho zgjedh numrin, zyrtarizon largimin e mesfushorit turk
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2018, 16:29
Philippe Coutinho është blerja më e shtrejtë në historinë e skuadrës spanjolle të Barcelonës, me katalanasit që shpenzuan plot 160 milionë euro për ta marrë brazilianin nga anglezët e Liverpool-it.
Ditë më parë, Coutinho u prezantua përpara tifozëve në "Camp Nou" ndërsa ditën e sotme ylli brazilian ka zgjedhur dhe numrin që do të mbajë te blaugranat.
Coutinho do të mbajë numrin 7-të te Barcelona, ndërsa kjo zgjedhje njofton dhe "zyrtarisht" largimin e Arda Turan drejt Basaksehir.