Copëton me thika të dashurën, pastaj hidhet nga kati i dytë t'i ikë skenës së krimit

Policia në Manchester ka publikuar një video të momentit kur një person pasi vret me thikë të dashurën përpiqet të largohet duke u hedhur nga dritarja e një apartamenti në katin e dytë mbi një makinë të parkuar aty afër.

Michael Marler është dënuar me burg pr jetë nga gjykata e Manchester Croën të premten për vrasjen e tmerrshme të Danielle Richardson.

Vajza u qëllua disa herë me thikë në shkurt të 2018 dhe policia e quajti një sulm maniak dhe të tmerrshëm.

Policia thotë se vetëm pak sekonda pasi e kishte qëlluar disa herë me thikë duke e lënë të vdekur të dashurën ai është hedhur nga dritarja për tu larguar nga vendi i krimit.

Kur hidhet ai i ka duart ende me gjak dhe kërcënon drejtuesen e mjetit si dhe dëmton dhe disa makina në atë zonë, deri në momentin kur policia e arrestoi.

EMISIONET