Conte shpalos programin, sfidon’ BE-në për ekonominë dhe emigracionin

Conte shpalos programin, sfidon’ BE-në për ekonominë dhe

Në programin e Kryeministrit të Italisë, Giuseppe Conte parashikohen ndryshime drastike më kryesisht në sektorin e ekonomisë dhe në çështjet e emigracionit, ndërsa ekspertët shprehen se mund të ketë edhe një farë sfide kundrejt direktivave të BE-së. Shefi i ekzekutivit përpara votëbesimit u shpreh se Italia do të vijojë të qëndrojë në strukturat euroatlantike, por do të mbrojë vazhdimisht interesat e italianëve. Conte ndërkaq mbështeti edhe idenë e afrimit me Rusinë, gjë që shihet me shqetësim në qarqet politike europiane.

Përpara votëbesimit në Senat, kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka shpalosur programin e tij përpara ligjvënësve duke e vene theksin tek reformimi i ekonomisë dhe tek kontrolli i emigracionit.

Lideri i koalicionit që përbëhet nga Lëvizja Pesë Yjet dhe Lidhja u shpreh se Roma zyrtare do të vijojë t’i qëndrojë besnike parimeve eutoatlantike, duke mbetur e angazhuar në struktura si NATO dhe BE-ja, por do të fokusohet gjithashtu edhe në mbrojtjen e interesave të qytetarëve italianë.

Gjithësesi, ashtu sikurse pritej, qeveria e re mund të ketë një qasje më të afërt me Rusinë.

Ketë e bëri të qartë edhe Conte kur u shpreh se kabineti i drejtuar prej tij do të mbështesë hapjen në raport me Kremlinin.

Sa i përket ekonomisë, ekspertët presin një qasje disi më spektike kundrejt direktivave të Bashkimit Europian.

Gjithashtu, Conte konfirmoi se Italia do të fillojë të aplikojë taksën e sheshte më dy fasha, një lëvizje që sipas populistëve do të forcojë biznesin dhe rrjedhimisht gjëndjen ekonomike.

Lidhur me emigracionin, Kryeministri e bëri të qartë se ai nuk do të formojë një qeveri raciste, por do të jetë i prerë në respektimin e legjislacionit.

Conte theksoi rëndësinë e zbatimit të procedurave të kthimit në vendet e origjinës. Gjithashtu, pritet të ketë shkurtim të shpenzimeve buxhetore për emigrantët.



EMISIONET