Conte mezi pret të largohet nga Chelsea-Gianluca Vialli

Conte mezi pret të largohet nga Chelsea-Gianluca Vialli

Me spekulimet për statusin e tij të punës, drejtimi i italianit në Stamford Bridge mund të përfundojë pas dy sezonesh.

Ish-menaxheri i Chelseat, Gianluca Vialli beson se menaxheri aktual i londinezëve, Antonio Conte, nuk do të presë që të largohet nga klubi.

Conte fitoi Premier Ligën sezonin e kaluar, por sezoni i tij i dytë në klub ka qenë shumë më sfidues.

Pas humbjes 3-1 me vendin e katërt Tottenham të dielën, Chelsea e gjen veten 8 pikë larg zonës Champions.

"Conte nuk mund të presë për të lënë Chelsea-n," tha Vialli për Sky Sport Italia.

"Ai nuk mund të qëndrojë pasi ata shesin dhe blejnë lojtarë pa u konsultuar me të. E vërteta është që Chelsea dëshiron një menaxher që është më shumë një njeri i klubit ".

Megjithëse Conte mund të jetë i vendosur për t'u larguar nga Stamford Bridge, au nuk do ngeli “ pa punë” pasi PSG ka shfaqur interesim për teknikun italian.

" Pavarsisht kush është, Italia apo Paris Saint-Germain, ai do e gjejë një vend ku do fitojë titujt më prestigjozë që mundet.

"Do të ketë një radhë kontratash për të nënshkruar."

EMISIONET