Trajneri i Interit, Antonio Conte është i zhgënjyer me merkaton që kanë bërë drejtuesit deri në këtë fazë. Trajneri italian ka kërkuar disa emra të rëndësishëm, por deri tani afrimet kanë qenë me pikatore. Gjithashtu Conte sqaroi edhe të ardhmen e Icardi dhe Nainggolan.

“Është e vështirë të parashikosh merkaton. Me klubin kemi të njëjtin vizion, kam besim, edhe pse prisja të ishim më përpara sesa jemi tani me merkaton", deklaroi italiani i zhgënjyer.

Objektivi i zikaltërve është Romelu Lukaku dhe Conte nuk e fsheh:

"E njoh mirë, por është i Manchester United dhe është e kotë të flasim për të. E dini që më pëlqen dhe do na ndihmonte shumë, por të shohim", tha Conte.

Lidhur me të ardhmen e Icardit dfhe Nainggolan, trajneri u shpreh: “Situata është e qartë, klubi është treguar i qartë. Mauro dhe Nainggolan nuk janë pjesë e projektit të Inter dhe kjo na krijon probleme, sepse jemi pa sulmues".

"Perisic? Ai ka karakteristika specike dhe dua të kuptoj nëse mund të luajë në pozicionin që kam në mendje për të”, përfundoi ish-trajneri i Chelsea.

/Ora News.tv/