"Ekziston një kërcënim serioz nga rreziku terrorist në jug të vendit" ka deklaruar kryeministri italian Giuseppe Conte në Bruksel, ku po zhvillohet samiti i NATO-s, duke nënvizuar rëndësinë e një forcimi të qëndrës së NATO-s në qytetin e Napolit.

"Fluksi i madh i emigrantëve që mbërrijnë në Itali sjell rreziqe konkrete me hyrjen bashkë me ta dhe të luftetareve te ISIS" është shprehur Conte përballë mediave të huaja.

Kryeminstri italian ka konfirmuar se është në sintoni të plotë me punën e kryer deri më tani nga Ministri i Brendshëm Matteo Salvini.

Qeveria italiane ka hartuar një dokument mbi problematikën e emigrantëve të cilin Ministri Salvini do ta prezantojë në mbledhjen e Ministrave të Brendshëm të vendeve anëtare të BE që do të mbahet në Innsbruck të Austrisë.

"Me kryeministrin Conte jemi në një linjë të përbashkët; kërkojmë forcimin e sigurisë për qytetarët italianë, duke vënë në qëndër të takimit të Ministrave të Brendshëm në Innsvruck faktin se Italia nuk mund të lihet vetëm përballë një fluksi të pakontrolluar emigrantësh", u shpreh Salvini.

Italia kërkon të impostoj me vendet e tjera anëtare të BE principin e përgjegjësisë dhe shpërndarjes së drejtë të fluksit të emigrantëve në bazë të zgjidhjeve operative të përbashkëta.

Që nga momenti që Matteo Slavini është në postin e Ministrit të Brendshëm, politikat e masat e tij shtrënguese kanë bërë që fluksi i emigrantëve të regjistrojë 21 mijë klandestinë më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

/Ora News.tv/