Conte do Icardin te Chelsea

Conte do Icardin te Chelsea

Trajneri i Chelsea-t, Antonio Conte ka kërkuar që londinezët ti vihen pas transferimit të Mauro Icardit.

Corriere dello Sport shkruan se “Blutë” nuk janë të kënaqur me formën e sulmuesve aktual dhe në verë do të futen në garë për sulmuesin e Interit.

Edhe pas ardhjes së Olivier Giroud mujin e shkuar, Conte beson që Icardi mund ta zgjidh problemin e tij për sezonin e ardhshëm.

Italiani e di se Icardi po kërkon kalimin në një klub të madh evropian, ndërsa Chelsea pritet t’i prijë garës për argjentinasin.

Kualifikimi i Interit në Champions League është faktor kryesor për qëndrimin e Icardit në Milano. Nëse Interi nuk renditet sipër vendit të katërt atëherë mundet të humbasin sulmuesin e tyre kryesor.

Conte e ka të qartë planin për sezonin e ardhshëm dhe Mauro është pjesë përbërëse e projektit të tij.

Icardi gjithashtu kërkohet nga Real Madridi dhe së fundmi edhe nga Manchester United.

EMISIONET