Me urdhër të kryeminstrit Giuseppe Conte, dy mjete lundruese me një grup mjekësh italianë kanë mbërritur gjatë natës por dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm në bordin e anijes humanitare Aquarius për të kontrolluar gjëndjen shëndetësore të 629 emigrantëve.

Fillmisht autoritetet italiane i kanë bërë kërkesën për ndihmë mjekësore autoriteteve malteze si porti më i afërt me anijen.

Por pas mospërgjigjes së tyre, kryeministri Conte vendosi të dërgojë një trup mjekësor italian për të monituar gjëndjen shëndetësore të emigrantëve.

Ndërkohë zërat politike italianë kërkojnë hapjen e një debati europian për zgjidhjen e çështjes së emigrantëve klandestinë që kapërcejnë Mesdheun e që tashmë me nisjen e motit të mirë janë gjithnjë e më të shumtë në numër.




/Ora News.tv/