Kreshnik Çollaku, këshilltari i Partisë Demokratikë në Këshillin Bashkiak Tiranë, i ftuar në emisionin “Arena” të gazetarit Dritan Hila, në Ora News, duke ju referuar çështjes së “Teatrit Kombëtar”, tha se rreziku më i madh i vendit është grabitja e pronës publike. Po ashtu ai tha se anëtarët e djathtë në Këshillin Bashkiak nuk do të japin votat e tyre për të tjetërsuar territorin rreh “Teatrit Kombëtar”

Çollaku:  Ne i kemi dhënë mbështetje të palëkundur shoqërisë civile dhe artistëve për çështjen e “Teatrit Kombëtar”.

 Problemi është projekti i kullave që do të ndërtohen aty.

Ai është lënë qëllimisht të rrënohet. 

Pasi duhet t’i hapet vend 7 kullave me nga 35 kate, të cilat për mëshirë do t’ i japin më pas një godinë teatrit. 

Problemi i madh i vendit është grabitja e pronës publike. 

Ndërkohë që ligji e thotë qartë që përdorimi i çdo trualli publik nuk mund të kalojë pa marrë tre të pestat e votave në Këshillin Bashkiak. 

Kështu ne nuk do të japin asnjëherë votat tona për të miratuar prishjen e “Teatrit Kombëtar”.


/Ora News.tv/