Çollaku në '360Gradë': Hetuesit që kanë shkulur thonjtë në '62-n, bëjnë drejtësi në 2018

Gazetari Basri Çollaku i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë dy prej të përzgjedhur për në KLP dhe KLGJ kanë qenë hetues në kohën e komunizmit që kanë dënuar xhaxhain e tij.

Çollaku: Nuk ka Shqipëria 20 juristë dhe juriste që kanë mbaruar shkëlqyeshëm dhe që nuk kanë lidhje as me komunizmin.

Dy persona që janë përzgjedhur kanë qenë hetues në komunizëm dhe në '62-n kanë dënuar xhaxhain tim. Këta që shkulnin thonjtë me pinca në 62-n do të na japin drejtësi në 2018-n.

Çdo parti që i çojnë aty dhe japin urdhrat, i zbatojnë. Ndërkombëtarët i kanë thënë se këta hetues nuk bëjnë dhe mazhorancës i bëjnë.

Ky draft ka dalë nga ambasada amerikane me vulën e Sorosit. Ka paguar 500 mijë euro.

Është krijuar ideja që kryeprokurorja ka ardhur me mbështetjen amerikane. Gjëja e parë që bëri ishte shkërmoqja e dosjes më të nxehtë të mazhorancës.


EMISIONET