Fatos Çoçoli, ekspert për ekonominë tha se rritje e çmimit të ujit të pijshëm ishte si një thikë pas shpine.

Në studion e “Ekopolitikë” me gazetaren Aurora Sulçe, Çoçoli  tha se rritja e çmimit të ujit ishte e menduar dhe paramenduar përpara se të realizohej.

Fatos Çoçoli: Rritja e çmimit të ujit ishte një goditje si “thikë pas shpine” por ishte e menduar në mënyrë që në Tiranën ku është investuar kaq fortë, ku njerëzit  janë të kënaqur me shërbimet publike të ardhura nga lidershpi i ri i kryeqytetit, ti japësh një goditje qytetarit me 45% ishte momenti më i mirë për këtë qeveri dhe për bashkëqeverisjen që ka me qeverinë socialiste.

/Ora News.tv/