Çoçoli: Është një çështje e fëlliqur ajo që bëhet me rimbursimet

Çoçoli: Është një çështje e

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli i ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe thotë se rimbursimi i TVSH-së për biznesin e vogël është i pamundur.

Pjesë nga debati: 

Çoçoli: TVSH-ja është një kosto shtesë për ta. Sigurisht që zotëria do të thotë se ka rimbursim. Le të flasim për 11 mijë e 500 biznese të vogla. 

Të flasim për xhirot e tyre vjetore, shumë të papërfillshme për administratën shtetërore. 

E keni të pamundur të përballoni atë që zotëria e quan rimbursim në kohë reale. Është një çështje e fëlliqur ajo që bëhet me rimbursimet tek kompanitë e mëdha. Rimbursimi është praktikisht e pamundur. Kostoja për këtë biznes është rritje. Rimbursimi real për këta do të jetë shumë i vështirë dhe i pamundur.

EMISIONET