Lufta mes CNN dhe presidentit të SHBA, Donald Trump vazhdon, pasi televizioni amerikan ka vendosur të bojkotoj pritjen e Krishtëlindjeve që do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti Donald Trump.

Në një njoftim e CNN thuhet: "Duke pasur parasysh sulmet e vazhdueshme të Presidentit ndaj lirisë së shtypit dhe ndaj CNN, ne mendojmë se nuk është e përshtatshme të festojmë me të. Megjithatë, ne do të dërgojmë një ekip raportues në Shtëpinë e Bardhë për këtë ngjarje .

Trump, që prej zgjedhjes si President ka sulmuar vazhdimisht mediat dhe në veçanti CNN. Ndërsa, të hënën Trump tha se vetëm Fox News Channel mbulon atë në mënyrë të drejtë.

/Ora News.tv/