Paris, protestuesit çajnë kordonin e policisë, futen në Pallatin Elysee

Policia në Paris po përdor gaz lotsjellës për të shpëndarë protestuesit.

Por protestuesit kanë arritur që të çajnë kordonin e policisë dhe të futen në Pallatin Elysee.

Kjo është fundjava e dytë që francezët protestojnë kundër rritjes së çmimit të naftës.

Rreth 280.000 vetë morën pjesë në protestat që nisën të shtunën e kaluar (17 nëntor) në më shumë se 2.000 vende të Francës.

Rreth 3 mijë policë janë angazhuar për të ndaluar protestuesit të demostrojnë në vende të paautorizuara.

Mijëra demonstrues u mblodhën sot (24 nëntor) në Pallatin Elysee, ku u përballën me kordonin e policisë, që u përpoq ti ndalonte të hynin në ndërtesën më të rëndësishme në Francë.










EMISIONET