Manchester United është dorëzuar nga kërkesat e Lazio-s për Sergej Milinkoviç-Savic.

Sipas mediave angleze, "djajtë e kuq" kanë hequr dorë nga ndjekja e mesfushorit serb dhe kanë vendosur të shohin objektiva të tjerë.

Shifra e kërkuar nga Lazio sipas mediave angleze është rreth 100 milion euro, edhe pse një paraqitje e mirë në Kupën e Botës me Serbinë do i shtonte vlerat e Milinkoviç-Savic.

Juventusi është gjithashtu i interesuar për Milinkoviç-Saviç, por përsëri çmimi i lartë pritet të jetë një pengesë e rëndëishme për të gjithë skuadrat e interesuara.

/Ora News.tv/