Çmimi i apartamenteve në Tiranë arrijnë pikun, ndër më të lartat në rajon

Çmimi i apartamenteve në Tiranë arrijnë pikun, ndër

Pavarësisht fluksit të lartë të ndërtimeve në kryeqytet ka pasur një rritje të fortë të çmimit të apartamenteve  që janë në ndërtim. Vlera arrin deri në 3500 euro metri katror në qendër të kryeqytetit. Agjentët imobiliarë e shpjegojnë situatën me rritjen e cilësisë së ndërtimeve. Por pavarësisht kërkesave të pakta, ndërtuesit nuk pranojnë të ulin çmimet.

Tirane- Lejet e ndërtimit në kryeqytet janë trefishuar, por edhe pse ka një boom pallatesh, kjo nuk është shoqëruar me uljen e çmimit të apartamenteve.

Përkundrazi, në Tiranë vlera e tyre vlerësohet të jetë ndër më të lartët në rajon.

Madje në zonën e qendrës, çmimi arrin në 3500 euro metri katror.

Inxhinierja, Xheni Jahja, shpjegon se janë vetë kompanitë që nuk pranojnë të tolerojnë në shitje.

Xheni Jahja: Jemi në nivele të krahasueshme edhe me rajonin, në shitje po.Në rrugën e Kavajës është një kompleks i madh, në Bllok presim një ndërtim shumë të madh,i cili mendojmë se do të jetë shumë i bukur.Disa kanë dalë në çmime dhe janë relativisht shumë të larta.

Për Lefter Silën rritja e çmimeve konstatohet sidomos në ndërtimet e reja, e lidhur kjo direkt me standartet e larta që ato ofrojnë.

Sipas tij, çmimet në këto ndërtime janë rritur me rreth 40%.

Lefter Sila: Çmimet janë 30-40% më të larta se pallatet e mëparshme që janë ndërtuar në të njëjtin vend. Por duke qenë se kërkesa është e pakët edhe transaksionet janë më të pakta. Koha do të tregojë si do të shkojë. Pas 2-3 vitesh do të shohim që do të krijohet ndonjë stok apo do të jenë shitur të gjitha.

Megjithatë duke parë se shitjet janë në nivele të ulëta, ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë që çmimet të shkojnë në ulje në një periudhë afatmesme.

Tendenca e çmimeve të larta duket se nuk është e njëjta në rrethe, ku është konstatuar tkurrje e popullsisë.


EMISIONET