Vetëm pak orë më parë i befasoi të gjithë, duke konfirmuar largimin nga PSG.

Por, ditën e sotme, të shumta duket se kanë qënë skuadrat që po prisnin këtë "divorc". Bëhet fjalë për Dani Alves, që lidhet me një kthim te Barcelona apo dhe një kalim te Manchester City.

Megjithatë, ajo që tërheq më shumë vëmendjen është interesi i skuadrës italiane të Interit. Zikaltërit kërkojnë eksperiencë në prapavijë dhe Conte beson se Alves është ai i duhuri.

Gjithsesi, sirenat kineze dhe ato të Bundesligës nuk mbeten pas edhe pse Inter duket se deri më tani është në "pole-position".

/Ora News.tv/