Fundi i sezonit në Championship ka dhuruar emocione të pakrahasueshme, por përveç kësaj edhe dy baste mjaft të guxishme.

Fitorja me rezultatin 3 me 1 përballë Fulham i siguroj qëndrimin në Championship të paktën edhe për vitin e ardhshëm skuadrës së Birmingham City-t. Një 90 minutësh që pritet të jetojë gjatë në kujtimet e tifozëve të "bluve" dhe pas kësaj një mbështetës i tyre do të ketë një kujtesë të përhershme, falë edhe ndihmës së trajnerit të Birmingham Garry Monk.

Tekniku 39 vjeçar i ka dhuruar 80 paund tifozit të "bluve", Kevin Tomlinson të mbante premtimin e tij për të bërë tatuazh fytyrën e Monk në të pasme.

Tomlinson nuk është tifozi i vetëm i futbollit i cili kishte vendosur një bast të guximshme këtë fundjave, me një mbështetës të Bolton-it, i cili kishte  vendosur për të kaluar pjesën tjetër të jetës së tij me fytyrën e sulmuesit të Bolton, Aaron Wilbraham në këmbë.



/Ora News.tv/