“Çmendi” Europën me paraqitjet e tij, derbi anglez për yllin e Ajax

“Çmendi” Europën me paraqitjet e tij, derbi anglez

Paraqitja fantastike në këtë sezon e ka shndërruar Ajaxin në një “minerë” të vërtetë talentesh.

Me Frenke de Jong dhe Mattias de Ligt që janë pronotuar tashmë nga Barcelona, një tjetër futbollist i holandezëve mund të bëj gati valixhet. Bëhet fjalë për Hakim Ziyech, i cili është gati për një aventurë të re.

E ardhmja e tij duket se është e destinuar për të qënë në Premier League, ku Manchester United dhe Arsenal po garojnë me njëra-tjetrën për të arritur te 26 vjeçari. “Djajtë e kuq” e shikojnë Ziyech si njeriun ideal për të zëvendësuar, Juan Mata.

Ndërkohë “topçinjtë” kërkojnë njeriun pos-Mesut Ozil dhe 26 vjeçari është në krye të dëshirave.  Ziyech ka zhvilluar një sezon fantastik me Ajax, ku në 49 takime ka realizuar 21 gola dhe asistuar në 24 raste. 

EMISIONET