"Çmendet" Conor McGregor, tashmë kërkon të ndeshet me...një tigër!

"Çmendet" Conor McGregor, tashmë kërkon të

Ky është momenti kur kampioni i botës në MMA (arte marciale të përziera), Conor McGregor u njoh me kafshën më të egër të vendit gjatë udhëtimit të tij në Rusi për të parë finalen e Kupës së Botës.

"Famëkeqi" McGregor ishte i pranishëm në stadiumin "Luzhniki" teksa pa triumfin e Francës në finalen ndaj Kroacisë.

Por pas finales, kampioni i dyfishtë në UFC pati një takim miqësor me një tigër të zbutur.

"Mund të ndeshem me të?", pyeti McGregor teksa e ushqeu me mish dhe e përkëdheli kafshën.

"Të them të drejtën po më pëlqen që të ndeshem me të", vazhdoi Conor teksa u përgatit duke hequr bluzen por i zoti i tigrit refuzoi duke thënë: "Jo, jo ska ndeshje me tigrin".

EMISIONET