"Çmendet" Barcelona, ofron para plus yllin e skuadrës për Eden Hazard

"Çmendet" Barcelona, ofron para plus yllin e skuadrës

Kartoni i Ousmane Dembele dhe një shumë të majme të hollash për të pasur të tyrin Eden Hazard.

Është kjo idea e çmendur e drejtuesve të Barcelonës, që duket se janë të gatshmë për të bërë një sforco të madhe në merkaton e kësaj vere. Sipas "Diario Sport" katalanasit nuk janë të bindur për cilësitë e Dembele dhe Hazard është zëvendësuesi ideal për të mbushur hapësirën e lënë bosh nga Neymar.

Në krahun e Barcelonës është dhe vullneti i lojtarit që pas përfundimit të Kupës së Botës është shprehur:

"Pas kësaj Kupa Bote unë mund të vendos nëse dëshiroj të qëndroj ose të largohem, por Chelsea do të marrë vendimin përfundimtar, nëse më lejon të ik. Ju tashmë e dini destinacionin tim të preferuar. Unë kam qenë i lidhur me çdo klub. Do të jetë Bayern Munchen javën e ardhshme ... Më bën të qesh. Ju tashmë e dini preferencën time. "- u shpreh pak ditë më parë Hazard.

Një përgjigjje që i hap rrugë një transferimi në La Liga, por me Barcelonën që nuk është e vetme në këtë "luftë", pasi një "El Clasico" nuk kishte si të mungonte as në merkato. Kjo pasi ylli belg thuhet se është një objektiv kryesor për Realin e  Madridit këtë verë, edhe pse "HLN" raporton se fituesit e FA Cup nuk janë të gatshëm ta shesin për më pak se 225 milion euro.  

EMISIONET